Derbi i javës së nëntë në Serie A zhvillohet në stadiumin e posa emëruar “Diego Armando Maradona”, ku Napoli pret Romën, njofton Insajderi.
Napolitanët në këta takim, do të kenë mungesën e sulmuesit kryesor Osimhen, i cili është i lënduar, gjithashtu Hysaj dhe Rrahmani janë të infektuar me koronavirus, ndërsa Roma në këtë takim paraqitet pa dy mbrojtësit e saj, Smalling dhe Kumbulla, njëri i lënduar e tjetri akoma pozitiv me Covid-19.
Napoli në këtë takim vjen pas disfatës së javës së kaluar në shtëpi nga Milan, ndërsa Roma në këtë takim vjen pas një serie fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një barazim me Milanin.
Gattuso në këtë përballje, ka vendosur ekipin e tij ta rreshtojë në formacionin 4-2-3-1, Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Demme, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens.
Në anën tjetër portugezi Fonseca, Romën do ta rreshtojë me skemën 3-4-2-1, Mirante; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko. /Insajderi.com