
Aksionet në Shtetet e Bashkuara janë rritur të martën, pasi investitorët kanë vënë bast se kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, do të fitojë me gjasë zgjedhjet.
Indeksi Dow Jones, një tregues i rëndësishëm i tregut të aksioneve në SHBA, është rritur për 72.90 pikë, apo 0.4 përqind.
S&P 500 dhe Nasdaq kanë shënuar po ashtu rritje për 8.02 pikë, përkatësisht 27.32 pikë./REL