Në fitoren ndaj Stuttgart, Haaland thyen një rekord në Bundesligë

Në fitoren ndaj Stuttgart, Haaland thyen një rekord në Bundesligë

Borussia Dortmund mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti në transfertë me rezultatin 3-2 Stuttgartin, njofton Insajderi.

Ndonëse nuk arriti të shënonte, Erling Haaland regjistroi një rekord në ndeshjen e djeshme. Norvegjezi u bë lojtari më i shpejtë për këtë sezon në Bundesligë, teksa gjatë një kundërsulmi të Dormtundit, sulmuesi arriti një shpejtësi prej 36.04 km në orë.

Një shpejtësi e madhe nga Haaland, që vazhdon të shkëlqejë dhe tashmë lë pas të gjithë për shpejtësinë e arritur në një ndeshje në Bundesligë për këtë sezon. /Insajderi.com