Një burrë 19 vjeç përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë në vrasjet me thikë të dy grave, të cilat policia thotë se ai i ndoqi në shtëpi dhe i sulmoi, transmeton Insajderi.
Detektivët besojnë se Sage Gayle Curry, nga Largo, i tërhoqi viktimat në shtëpinë e tyre në ose pranë bllokut 1000 të Eighth Avenue NË pasi i panë në publik, sipas Departamentit të Policisë Largo, transmeton Tampa Bay Times.
Zyrtarët zbuluan Curry pasi një fqinj i tij thirri 911. Kur mbërritën, policia tha se brenda rezidencës gjetën dy gra të vdekura në dysheme, teksa mendohet se femrat janë shqiptarë, më saktë nga Shqipëria.
Curry iu lexuan të drejtat e tij, sipas policisë, dhe u tha oficerëve që ai hyri në shtëpi përmes një dritareje dhe sulmoi dy gratë “me thikën e kuzhinës më të mprehtë që mund të gjente” – një thikë kasap – shkruajti një oficer në një raport arrestimi.
Ai vazhdimisht goditi viktimën e parë në gjoks ndërsa ajo flinte, tha policia. Gruaja e dytë u përpoq ta mbrojë atë, duke plagosur Curry para se ai ta godiste fatalisht disa herë në fytyrë dhe qafë.
Curry u largua nga shtëpia dhe, i plagosur, kërkoi ndihmë nga fqinji i cili më pas thirri 911, tha policia.
Sulmi “besohet të jetë një veprim i rastësishëm”, tha policia e Largo në një deklaratë të lëshuar të martën, por “kjo mund të ndryshojë ndërsa hetimi vazhdon”. Policia tha se 19-vjeçari “nuk ka asnjë lidhje të njohur” me gratë, por nuk tha se si u plagos.
Policia e Largo nuk ka publikuar emrat e viktimave, moshat e tyre ose shpjegoi marrëdhëniet e tyre.
Raportet e arrestimit tregojnë se Curry tregoi shenja të çështjeve të shëndetit mendor, por nuk dha hollësi. Alkooli dhe ilaçet nuk ishin të përfshirë, sipas raportit. /Insajderi.com