Në Georgia do të ketë rinumërim

Në Georgia do të ketë rinumërim

Sekretari i Shtetit në Georgia, Brad Raffensberger, ka njoftuar se gara zgjedhore presidenciale do të shkojë në rinumërim, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ai ka njoftuar se kanë mbetur dhe 4169 vota për t’u numëruar, dhe 8000 vota të tjera të ushtarëve që kanë votuar ende nuk kanë filluar të numërohen pasi që nuk kanë arritur ende.

“Tani për tani rezultati në Georgia është tejet i ngushtë për ta shpallur një fitues”, ka thënë ai, duke shtuar se “me një rezultat kaq të ngushtë do të ketë rinumërim”.

“Rezultati final në Georgia do të ketë implikim në rezultatin zgjedhor në tërë vendin. Për momentin dallimi është më pak se sa një grup votuesish në një shkollë të madhe”, tha Raffensberger.

Gjithsesi, zyrtarët kanë shtuar se arsye për rinumërim do të jetë rezultati i ngushtë dhe jo ndonjë parregullsi gjatë votimit./Insajderi.com