
Nga Munster, ditën e diele, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, rreth 16.000 banorë, për arsye se filloi operacioni i asgjësimit të bombave të mbetura nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, raporton Zhurnal, transmeton Insajderi.
Nga evakuimi i njerëzve, autoritete gjermane po përfitojnë, duke lejuar specialistët të ekzaminojnë në detaje pesë bombat e e pashpërthyera nga koha e luftës.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Markus Lewe, evakuimi i gjithë atyre njerëzve, “është një nga evakuimet më të mëdha në historinë gjermane”.
Gjithashtu janë bërë gati edhe vendet ku do të ekzaminohen bombat, duke u siguruar me kontejnerë me ujë, në rast shpërthimi dhe shtypjes së valëve nga presioni. /Insajderi.com