Futbollisti i Atalantës, sulmuesi argjentinas Alejandro (Papu) Gomez vazhdon të tërheqë interes mes klubeve të huaja. Së fundmi, për kapitenin e bergameskëve interesohet dhe klubi amerikan Cincinati, njofton Insajderi.
“Tuttomercatoweb” raporton se klubi i MLS-së i ofron 32 vjeçarit kontratë tri vjeçare, por lojtarit i pëlqen ideja e vazhdimit të karrierës në Itali, pasi për të interesim kanë shfaqur Inter, Milan, Napoli dhe Roma.
Gomez ka kërcënuar me largim nga skuadra pas zënkës me trajnerin Gian Piero Gasperini në tunel gjatë ndeshjes me Midtjyllandt-it në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com