Në gjysmën e parë të vitit, nga aksidentet rrugore në Zvicër, kanë humbur jetën 95 viktima

Në gjysmën e parë të vitit, nga aksidentet rrugore në Zvicër, kanë humbur jetën 95 viktima

Në shtetin helvetik, nga janari deri në qershor, kanë humbur jetën 95 persona në trafikun rrugor, ndërsa numri është rritur për 19 persona, për dallim nga qershori i vitit të kaluar, raporton sda.ch. transmeton Insajderi.

Në anë tjetër, të lënduar gjatë këtij gjashtë mujori, kanë mbetur 1614 persona, me lëndime të rënda. Numri i viktimave dhe personave të lënduar, është nëpër autostrada dhe rrugë të tjera, se sa në pjesën tjetër të rrjetit rrugor.

Gjithashtu, është rritur me të madhe, numri i personave të lënduar që ngasin biçikleta elektrike, janë gjithsej  207 persona të lënduar rëndë. Ndërsa të vdekur në aksidentet me biçikleta elektrike, janë gjashtë persona.

Këto statistika i ka bërë të enjten, Zyra Federale e Rrugëve (Astra). /Insajderi.com