Në Iran janë shqyrtuar 13 skenarë të hakmarrjes kundër SHBA

Irani pretendon se i ka të gatshëm 13 “skenarë të hakmarrjes” për shkak të sulmit ajror amerikan në Irak, në të cilin është vrarë gjenerali i njësiteve speciale të Gardës Revolucionare të Iranit Qassim Soleimani.

Në Iran janë shqyrtuar 13 skenarë të hakmarrjes kundër SHBA

Këtë ka deklaruar sot sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit Ali Shahmani.

“Amerikanët duhet të dinë se deri tani janë shqyrtuar 13 skenarë të hakmarrjes në këtë Këshill, edhe nëse arrihet konsensusi që të realizohet skenari më i dobët, ky mund të jetë ankth historik për amerikanët”, ka pretenduar Ali Shahmani./Insajderi.com.