Në Iran tërmet shkatërrues: Janë lënduar më shumë se 287 persona

Në Iran kryqëzohen dy vija gjeologjike dhe në vitet e kaluara ky vend ka përjetuar disa tërmete shkatërruese.

Në Iran tërmet shkatërrues: Janë lënduar më shumë se 287 persona

Së paku 287 persona janë lënduar në një termet të fuqisë 5,9 shkallë të Rihterit, i cili e goditi Iranin perëndimor, disa orë pasi dy tërmete e tronditën krahinën jugore Hromozgan.

Guvernatori i provincës Kermanshah Hoshang Bazvand ka deklaruar se tetë persona janë hospitalizuar derisa të tjerët janë liruar për shërim shtëpiak, transmeton Reuters.

Mediet shtetërore iraniane transmetojnë se dy tërmete të mëhershme ishin të fuqisë 4,7 dhe 5,7 shkallë të Rihterit dhe se janë dëmtuar disa ndërtesa në disa fshatra.

Shefi i ekipit të emergjencës në Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit, Morteza Salimi ka deklaruar se këto dy tërmete ishin të dobët dhe se kanë shkaktuar rrënim të mureve.

Siç pretendohet, në Iran kryqëzohen dy vija gjeologjike dhe vitet e kaluara ky vend ka përjetuar disa tërmete shkatërruese.

I fundit i këtij lloji ishte në nëntor të vitit të kaluar, i cili ishte i fuqisë 7,3 shkallë të Rihterit dhe atëbotë kishin pësuar rreth 620 persona, dhe mijëra ishin lënduar./Insajderi.com.