Në Itali, në 24 orët e fundit shënohen 217 viktima nga Covid-19

Në Itali, në 24 orët e fundit shënohen 217 viktima nga Covid-19

Italia ka regjistruar 26.831 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, shifra e sotme e të infektuarve me virusin është më e larta që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 616.595 persona të infektuar.

Shifra e pacientëve aktivë me Covid-19 gjithashtu u rrit në 299.191, kurse numri i personave në kujdes intensiv ka shkuar në 1.651 persona.

Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka arritur në 38.122, me 217 viktima në 24 orët e fundit. Numri ditor i vdekjeve në vend për tri ditët e fundit ka qenë mbi 200 vdekje.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve është rritur për 3.878, për të shkuar në 279.282 persona të shëruar.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte, në një fjalim në parlamentin italian tha se masat e fundit kanë për qëllim frenimin e përhapjes së panjohur dhe të papritur. /Insajderi.com