
Disa qindra qytetarë në Izrael mbajtën protesta kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Insajderi.
Protestuesit mbajtën një marsh protestues deri në rezidencën e kryeministrit izraelit në Jeruzalem.
Të tubuarit thanë se dëshironin të shprehnin qartë zemërimin e tyre për korrupsionin në të cilin është përfshirë Netanyahu.
Protestuesit brohorisnin slogane kundër kryeministrit izraelit dhe i bënë thirrje të japë dorëheqje.
Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti, shkeljen e besimit dhe mashtrime por ai ka mohuar akuzat. /Insajderi.com