
Ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala, nuk është në formën më të mirë te ekipi italian, që nga koha kur u transferua nga Palermo, ndërsa te Real Madrid, Isco, nuk po luan rregullisht dhe po kërkon një klub ku mund të aktivizohet më shumë, njofton Insajderi.
Paulo Dybala është objektivi kryesorë i Realit të Madridit për merkaton e janarit, pasi që në lojën e madrilenëve vërehet mungesa e sulmuesve cilësorë.
Siç raporton portali i njohur spanjoll “Don Balon”, presidenti i “galaktiëve” Florentino Perez është i gatshëm të sakrifikojë Iscon dhe Vinicius Junior për të arritur deri te Dybala.
Isco pëlqehet shumë nga Pirlo dhe Ronaldo ia ka kërkuar Agnellit transferimin e spanjollit për një kohë të gjatë.
Sa i përket Vinicius ai shihet si një sulmues me të ardhme të ndritur, mirëpo te Reali nuk po arrin ta shfaq potencialin e tij.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Reali do të insistojë që ky shkëmbim të realizohet në merkaton e janarit. /Insajderi.com