UEFA të mërkurën ka marrë një sërë vendimesh, sa i përket vazhdimit të garave.
Është mësuar edhe data e ndeshjes gjysmëfinale të ‘play-off’ në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Kjo përballje do të zhvillohet më 8 tetor 2020, në Shkup.
Aktualisht, vendimi është që përballjet të zhvillohen pa shikues.
Fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, kalon në finale të Divizionit D dhe përballet me fituesin e takimit tjetër, Bjellorusi – Gjeorgji.
Kampioni i këtij divizioni, kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020, që do të zhvillohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.
/Insajderi.com/