
Mbrëmë gjatë ndeshjes Arsenal vs Leicester, Jamie Vardy kishte shkaktuar një ndërhyrje të tipit horror ndaj shqiptarit, Shkodran Mustafi.
E çuditshme dhe vështirë e besueshme është se si ajo ndërhyrje nuk u sanksionua nga gjyqtari e as nga teknologjia VAR edhe pas protestave të shumta nga lojtarët dhe trajneri Arteta, raporton Insajderi.com
Ndeshja u karakterizua me ndërhyrje të ashpra dhe rivalitet, pasi që të dyja ekipet po luftojnë për njërën nga pozitat që mundëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Lojtari Edward Nketiah u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj lojtarit Justin.