Në këtë qytet të Shqipërisë Policia kap 310 kg drogë – arrestohen gjashtë persona

Në këtë qytet të Shqipërisë Policia kap 310 kg drogë – arrestohen gjashtë persona

Një sasi e madhe droge është zbuluar ditën e sotme nga policia e Fierit në një fshat të quajtur Kraps të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për 310 kg kanabis, të cilët janë zbuluar brenda një furgoni, ndërsa deri tani ka të dhëna se kujt i përkiste droga.

Policia thotë se ka nisur punën për identifikimin e personave që e posedojnë drogën, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, mësohet se janë shoqëruar 6 perona në komisariat.

Shoqërimi u tyre është bërë pasi mund të kenë dijeni për drogën e kapur.

“Më datë 20.04.2018, në fshatin Kraps, në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”,-thuhet në njoftimin e policisë.