Ditën e hëne, në minierën e qymyrit Songzao, pranë qytetit Qongqing në jugperëndim të Kinës, kanë gjetur vdekjen 16 persona, nga emetimi i monoksidit të karbonit, i shkaktuar nga zjarri që kishte rënë në një makineri transportuese, transmeton Insajderi.
Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë vetëm një minator, përpara se ai të asfiksohej, por është në kushte kritike, raporton DW.
Nga Buletini i Punës në Kinë, një mbikëqyrës i të drejtave të punës me bazë në Hong Kong, tha se një numër në rritje i aksidenteve në minierat e qymyrit në Kinë janë për shkak të grumbullimeve të gazit dhe “përbënin 37.3% të të gjitha vdekjeve në minierat e qymyrit në Kinë” vitin e kaluar. /Insajderi.com