Në Kinë rasti i tretë i vdekjes prej virusit të ri të panjohur, edhe 140 të sëmurë të tjerë

Kina ka publikuar se edhe personi i tretë ka vdekur prej virusit të ri, misterioz të ngjashëm me SARS-in, derisa janë shënuar edhe 140 raste të reja të sëmurëve.

Në Kinë rasti i tretë i vdekjes prej virusit të ri të panjohur, edhe 140 të sëmurë të tjerë

Kështu bilanci i të sëmurëve është rritur në 201 raste, prej të cilëve 170 persona gjenden edhe më tutje në spital, derisa nëntë prej tyre janë në gjendje kritike, pretendojnë autoritetet e shëndetësisë të qytetit qendror Vuan ku është shënuar rasti i parë.

Në Vuhan janë shënuar 136 raste të reja vetëm gjatë fundjavës. Këtu shtohen edhe dy raste të reja të sëmurëve në Pekin, për herë të parë prejse është zbuluar ky virus, derisa një rast i ri u paraqitë në provincën jugore Guangdong. Dy persona të cilët janë sëmurë në Pekin më herët kanë qenë në Vuhan, ata janë në gjendje stabile dhe po shërohen si për të kallurit e mushkërive, kanë kumtuar autoritetet e qarkut Daksin, në pjesën jugore të Pekinit.

Në Guangdong pacienti është një burrë 66 vjeç i cili kishte qenë në vizitë të afërmve të tij në Vuhan, kanë pretenduar autoritetet rajonale të shëndetësisë.

Epidemia ka shkaktuar frikë se do të paraqitet kriza e re si me SARS (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes) i cili është shumë ngjitës dhe prej të cilit kanë vdekur 650 njerëz në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Hong Kong në vitet 2002 dhe 2003. Ajo që kjo sëmundje u paraqitë para shënimit të Vitit të Ri kinez, në periudhën gjatë të cilës qindra milionë njerëz udhëtojnë për të vizituar të afërmit e tyre, gjithashtu ka shkaktuar frikë prej përhapjes më të madhe./Insajderi.com.