Në konferencën për shtyp, Ibrahimoviç nuk i mban lotët kur pyetët për djalin e tij

Në konferencën për shtyp, Ibrahimoviç nuk i mban lotët kur pyetët për djalin e tij

Edhe pse prej një jete të tërë në futboll ka shfaqur një karakter të fortë e që nuk dorëzohet asnjëherë, një tjetër anë njerëzore jeton së bashku me Zlatan Ibrahimoviç, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Milan-it është rikthyer pas pesë vitesh në Kombëtaren e Suedisë, me të cilët ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Por kjo dalje për mediat rezulton ndryshe nga herët e tjera për të. Pyetja për djalin e tij ka bërë që Ibrahimoviç të mos e përmbajë dot veten. Sytë e tij mbushen me lot dhe të gjithë patën mundësi të shohin anën tjetër të gjigantit me origjinë boshnjake, atë anë që prej vitesh e ka fshehur me sukses në karrierën e tij si futbollist. /Insajderi.com