Në Korenë Veriore, ari po shfrytëzohet si ilaç për sëmundje

Në Korenë Veriore, ari po shfrytëzohet si ilaç për sëmundje

Kim Jong Un, lideri i Koresë Veriore dhe elita e tij po injektojnë veten me ari për të kuruar kancerin, dementian dhe obezitetin.

Shkencëtarët atje kanë njoftuar se kanë gjetur një seri ilaçesh që “janë më të mira se gjithçka tjetër në botën perëndimore”.

Vetëm elita kryesore e shtetit do të ketë qasje në trajtimin e ri mjekësor.

Lidershipi shpreson të eksportojë ilaçet drejt Perëndimit, sipas medieve lokale.

“The Pyongyang Times” shkruan se këto ilaçe “shërojnë pacientët me sëmundje kronike si dhe me obezitet dhe dobësi”.