Në Kroaci dhe në Bosnje dhe Hercegovinë po paralajmërohen zbritje të rrogave në sektorin publik prej 10-15 për qind.
Vendet e rajonin pas paraqitjes së koronavirusit kanë ndërmarrë disa masa për shpëtim të ekonomisë, në mes të cilave është edhe zvogëlimi i rrogave në sektorin publik.
Ministri i ekonomisë i Kroacisë Darko Horvat ka thënë më herët se nëse metodat tjera nuk ndihmojnë në kohën e krizës së koronavirusit edhe rrogat në sektorin publik duhet të zvogëlohen.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, kryeministri Fadil Novaliq dje ka porositur se konsideron se në krizën e koronavirusit të gjithëve duhet zbritur rrogat.
“Natyrisht se konsideroj se të gjithëve duhet zbritur rrogat. Nëse duhet filluar prej zyrtarëve më të lartë, nuk kam problem me këtë. Disa vendime duhet marrë në Parlament, e disa në Qeveri. Rrogat duhet zvogëluar, duke filluar nga unë”, ka thënë Novaliq, ka transmetuar portali sarajevas Klix./Insajderi.com.