Në krye të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” vihet një femër

Në krye të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” vihet një femër

Ministrja olimpike në largim e Japonisë, Seiko Hashimoto pranoi të drejtojë Komitetin organizator “Tokio 2020”, njofton Insajderi.

Agjencia e lajmeve Kyodo tha se 56 vjeçarja Hashimoto, e cila është një ish-sportiste, ka pranuar të marrë pozicionin e lirë për të drejtuar Lojërat e Tokios këtë vit.

Ajo u takua me kryeministrin, Yoshihide Suga për t’u larguar nga posti i ministres olimpike.

Hashimoto pasoi ish-shefin e Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të komenteve për gratë.

Mori, i cili drejtoi komitetin organizator olimpik të Tokios që nga viti 2014, u largua pas kritikave që u përhapën pas komenteve në të cilat ai tha se “Gratë flasin shumë” gjatë një takimi të komitetit më shumë se një javë më parë.

Hashimoto më parë shërbeu si ministre e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios dhe ishte garuese në patinazh e cila mori pjesë në shtatë Olimpiada nga viti 1984 deri në vitin 1996.

Ajo fitoi medalje bronzi në garën e patinazhit të shpejtë 1.500 metra në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1992 në Albertville të Francës.

Hashimoto gjithashtu ishte çikliste gjatë Lojërave Olimpike Verore. /Insajderi.com