El Chiringuito, njofton Insajderi. Spanjollit " />

Në Liverpool të interesuar për Ramosin

Në Liverpool të interesuar për Ramosin

Liverpool janë të interesuar të nënshkruajnë me Sergio Ramos, shkruan El Chiringuito, njofton Insajderi.

Spanjollit do t’i skadojë kontrata në verë dhe Liverpool po shikojnë për të shtuar një mbrojtës në radhët e tyre.

Ylli i Real Madrid, ka një histori të komplikuar me Të Kuqtë, meqë ai akuzohet se qëllimisht kishte lënduar Mohamed Salah në finalen e vitit 2018 të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përkundër raportimeve të mediave, ende nuk ka një ofertë zyrtare nga ekipi anglez për Ramos./Insajderi.com