Në Londër po kundërshtohen masat e reja të propozuara nga Qeveria e Britanisë së Madhe kundër përhapjes së Coronavirusit.
Në një marshim të organizuar morën pjesë 15.000 persona, njofton Insajderi.
Në këtë marshim që u quajt “Ne nuk jemi dakord” pati protestues me pankarta në duar ku lexohet “A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura”.
Gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit, të cilat me anë të një komunikate për shtyp theksuan se një demonstratë e tillë “rrezikon infektimin e njerëzve”.
Kjo protestë vjen në prag të vendosjes së rregullave strikte për 18 milionë britanikë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 6874 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër rekord kjo. /Insajderi.com