Në Londër, plagosen 11 policë

Në Londër, plagosen 11 policë

Në një sulm, të dyshuar me acid, në Londrën Veriore, u plagosën 11 zyrtarë policorë, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Sipas policisë së Londrës, sulmi ndodhi në Dale Close, Barnet, ku policia bastisi një vend të dyshuar për drogë në një pronë industriale.

Në njoftimin e Policisë Metropolitane thuhet “përderisa ata ekzekutuan urdhrin, oficerët u plagosën nga një lëndë e dyshuar gërryese”.

Mirëpo, “askush nuk është në rrezik për jetën”, vazhdon njoftimi i policisë.

Në anën tjetër, gjatë aksionit u arrestuan edhe disa persona nën dyshimin e veprimtarisë joligjore me drogë. /Insajderi.com