Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër u mbajt një protestë kundër vaksinës dhe masave ndaj Coronavirusit, transmeton Insajderi.
Mijëra persona që kundërshtojnë vaksinën u mblodhën në sheshin para parlamentit në Londër dhe marshuan nën sloganet për “liri”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si “Jo pasaportës së vaksinës”, “Trupi im, vendimi im”, “Jo maskës, jo vaksinës, jo karantinës”, protestuesit reaguan edhe ndaj personave në rrugën e marshimit të cilët kishin vendosur maska.
Gjatë protestës erdh deri tek përleshja fizike mes atyre që kërkuan të sulmojnë policinë dhe atyre që u përpoqën të ndalonin këtë.
Qindra persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në muajt e mëparshëm nga grupi i cili kërkon heqjen e masave dhe moszbatimin e vaksinave kundër COVID-19. /Insajderi.com