Në mbarë botën, janë infektuar më shumë se 45 milionë persona me Covid-19

Në mbarë botën, janë infektuar më shumë se 45 milionë persona me Covid-19

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 45 milionë persona të infektuar, transmeton Insajderi.

Gjithsej 45.064.700 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldmeter”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.148.462 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.071.189), Brazili (5.474.840), Rusia (1.581.693), Franca (1.235.132), Spanja (1.194.681), Argjentina (1.130.533), Kolumbia (1.041.935), Britania (965.340), Meksika (906.863) dhe Peruja (894.928).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,18 milionë njerëz, kurse mbi 32,8 milionë janë shëruar. /Insajderi.com