ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, për çka FFK nuk ka marrë vendim nëse ndeshja do të zhvillohet në" />

Në MKRS nuk kanë lidhje se kur lejohen ndeshjet në “Fadil Vokrri”

Në MKRS nuk kanë lidhje se kur lejohen ndeshjet në “Fadil Vokrri”

Pas shtyrjes së ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, për çka FFK nuk ka marrë vendim nëse ndeshja do të zhvillohet në termin tjetër ose do të regjistrohet me rezultat zyrtar, Insporti ka kontaktuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organit që duhet të bëjë pranimin teknik të stadiumit pas renovimit të tij.

Insporti ka tentuar të kontaktojë me Drejtorin e Departmentit të Sportit në këtë ministri Ibër Alajn, por ai është në pushim vjetor.

Zv. Drejtoresha Afërdita Fazliu, pasi u kontaktua nga redaksia jonë na drejtoi tek kabineti i ministrit Kujtim Gashi, meqë “ata po pohojnë se janë përgjegjës për të komunikuar më opinion”.

Lexoni informatat e siguruara nga Insporti, lidhur me pranimin teknik të stadiumit “Fadil Vokrri”.