Bota po përballohet me një rritje mungese të madhe të rërës e që nuk do të ketë mjaft për të bërë shishe qelqi për vaksinat anti-COVID ,paralajmëruan ekspertët, raporton Insajderi.
Pas ujt, rëra është lënda e parë më e konsumuar në botë e cila përdoret për të prodhuar mikroçipa qelqi, betoni, asfalti mandje dhe silikoni.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më pak se një mijë miniera rërë dhe zhavorr në gjithë SHBA-në, njofton Daily Mail.
Vetëm Industria e ndërtimit përdor deri në 50 miliardë ton rërë në vit dhe kjo pritet të rritet sepse bota ka nevojë për dy miliardë shishe qelqi për dy vitet e ardhshme me vaksinën anti-COVID dhe kjo, po që mundë ta dëmtoj industrinë.
Drejtori i Databazës Globale të Informacionit të Burimeve ë UNEP në Gjenevë, Pascal Peduzzi, tha se kjo mungesë mund të mbytë prodhimin e gjithçkaje nga telefonat e mençur e deri tek ndërtesate zyreve.
“Ka të bëjë me parashikimin e asaj që mund të ndodhë në dekadën e ardhshme apo më shumë sepse nëse nuk shohim përpara, nëse nuk parashikojmë, do të kemi probleme masive në lidhje me furnizimin me rërë, por edhe me planifikimin e tokës.” tha ai.
Studiuesit gjithashtu kanë filluar të shikojnë alternativa ndaj rërës, duke përfshirë hirin vullkanik, mbeturinat bujqësore dhe hirin fluturues, një nënprodukt i djegies së qymyrit.
“Industria po lë mënjanë frymën e konkurrencës,” tha menaxheri i përgjithshëm i Corning Brendan Mosher për Pharma Manufacturing. “Ndihet më shumë se kurrë, që të gjithë janë në këtë luftë së bashku”. /Insajderi.com