Në NBA rezultojnë 11 lojtarë me COVID-19

Në NBA rezultojnë 11 lojtarë me COVID-19

Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) bëhet e ditur se në testet për Coronavirusin të kryera në javën e fundit kanë rezultuar pozitive testet e 11 lojtarëve, njofton Insajderi.

Në një deklaratë nga NBA thuhet se gjatë periudhës 14-20 janar është kryer testimi i 502 basketbollistëve ku 11 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Personat me rezultate pozitive të testeve qëndrojnë në karantinë deri në lejimin e tyre në përputhje me protokollet shëndetësore të organizimit. /Insajderi.com