
Tre basketbollistë të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA) janë infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të bërë nga NBA, që nga 10 marsi, në 490 teste për COVID-19, tre basketbollistë kanë rezultuar pozitivë.
Basketbollistët me test pozitiv qëndrojnë në karantinë derisa të lejohen, në përputhje me protokollet shëndetësore të organizimit. /Insajderi.com