Temperaturat e ulëta nuk lanë pa goditur dhe Spanjën që me stuhinë e borës “Filomena” bëri një mot të pazakontë dhe tepër të ftohtë për Gadishullin Iberik, njofton Insajderi.
Një diçka interesante ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme të La Liga-s, mes Atletico Madrid dhe Sevilla ku lojtarët e Diego Pablo Simeones për të ngrohur muskujt e tyre nga acari i ftohtë që kishte përfshirë Madridin, stafi i Atleticos kishte menduar që lojtarët zëvendësues t’i jepnin biçikletës dhe të ngroheshin edhe me një ngrohëse.
Një situatë tepër e pazakontë kjo në botën e futbollit dhe e pa parë deri dje. /Insajderi.com
Está fresquinho, @joaofelix70? 😅🥶 #LaLigaELEVEN pic.twitter.com/fMW7E6zBZh
— ELEVEN Portugal (@ElevenSports_PT) January 12, 2021