Një pedofil i akuzuar dhe vrasës i tetë fëmijëve është ekzekutuar në Pakistan më 17 tetor, pasi apelet e tij janë kundërshtuar nga gjykatat, kanë thënë zyrtarët.
Mohammad Imran është varur në një burg në Lahore në prezencë të Amin Ansarit, babait të njërës prej viktimave.
Dhunimi dhe vrasja e 7-vjeçares, Zainad Ansari, në muajin janar pati shkaktuar zemërim global.
Varja e pedofilit ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës dhe trupi i tij i është dërguar familjes, ka thënë zyrtari i burgut, Muzaffar Awan.
Imran është arrestuar dy javë pasi trupi i vogëlushes Zainad është gjetur në mbeturina në qytetin Kasur afër Lahores.
Policia ka thënë se vajza është dhunuar dhe më pas është vrarë.
Imran ka dëshmuar se ka sulmuar seksualisht dhe ka vrarë edhe shtatë fëmijë të tjerë gjatë marrjes në pyetje.
Babai i Zainab, të cilit gjykata i ka dhënë leje për të qenë pjesë e ekzekutimit ka thënë se është ndier mirë pasi ka parë si është vrarë vrasësi i vajzës së tij.
“Mendoj se drejtësia është vënë në vend”, ka thënë ai për televizionin pakistanez, Geo.
Afër 3,500 fëmijë përballen me sulme seksuale çdo vit në Pakistan dhe shumica e sulmuesve i ikin ligjit për shkak të komplikimeve ligjore dhe atyre shoqërore, ka thënë Gohar Mumtaz nga grupi humanitar, Sahil.