Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kërkuar më shumë veprime në ndjekjen e drejtësisë racore përderisa ai shënoi 1-vjetorin e vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, transmeton Insajderi.
Biden tha se dënimi i muajit të kaluar ndaj ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin, për vrasjen e rëndë “ishte një tjetër hap i rëndësishëm drejt drejtësisë”, por shtoi se “përparimi ynë nuk mund të ndalet këtu”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me familjen Floyd, Biden tha se “duhet të veprojmë” dhe “përballemi me një pikë ndryshimi”.
“Beteja për shpirtin e Amerikës ka qenë shtytje dhe tërheqje e vazhdueshme midis idealit amerikan që të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe realitetit të ashpër që racizmi na ka copëtuar prej kohës. Në rastin tonë më të mirë, ideali amerikan fiton. Ai përsëri duhet”, theksoi Biden.
Vdekja e afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar shkaktoi protesta mbarëkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore, të cilët më pas u përhapën përtej kufijve të SHBA-së dhe filluan të shfaqen në kryeqytetet kryesore në të gjithë botën.
Demonstratat popullore zgjatën me muaj në SHBA, në atë që Biden tha se ishte “një verë proteste që nuk e kishim parë që nga Epoka e të Drejtave Civile në vitet e 60’ta”.
Video e një kalimtari kapi vdekjen e Floyd-it përderisa Chauvin kishte shtrirë viktimën në tokë dhe mbante gjurin e tij mbi qafën e tij për më shumë se nëntë minuta. Ish-oficeri i policisë injoronte lutjet e Floyd-it se ai nuk mund të merrte frymë.
Chauvin, i cili në muajin prill u dënua për vrasje dhe vrasje pa paramendim, po përballet me potencialin e kalimit të dekadave pas hekurave kur të dënohet më 25 qershor.
- Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, tani po përballen me një rast të veçantë federal të privimit të Floyd-it nga të drejtat e tij civile gjatë arrestimit fatal. /Insajderi.com