Gjykata Kushtetuese në Poloni, vendosi të enjten se abortet për shkak të defekteve fatale janë antikushtetuese, duke e çuar vendin drejt një ndalimi total të aborteve dhe duke shkaktuar protesta të zemëruara në kryeqytetin polak të Varshavës, transmeton Insajderi.
Polakët, populli i cili tashmë kishte disa nga ligjet më të rrepta të abortit në Evropë, tani do të lejojë procedurën e abortit vetëm në rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik, raporton CNN.
Lëvizja për të kufizuar më tej abortin ishte ndjekur nga qeveria populiste e Polonisë për muaj me radhë dhe ka ngritur alarmin midis aktivistëve për të drejtat e grave dhe vëzhguesve të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Rreth 98% e aborteve në Poloni ishin kryer si rezultat i defekteve fatale, që do të thotë se vendimi ndalon praktikisht të gjitha procedurat e abortit që ndodhin në vend.
Kjo mund të detyrojë gratë të mbajnë një fëmijë edhe nëse e dinë që foshnja nuk do të mbijetojë gjatë lindjes së fëmijës, thanë aktivistët të enjten. /Insajderi.com