Në Prag protesta të mëdha kundër kryeministrit

Rreth 250.000 njerëz janë mbledhur në Prag duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit çek Andrej Babish, të dyshuar për mashtrime me subvencione të Bashkimit Evropian, kanë pretenduar organizatorët e protestës, gjë që është më e madhja nga “Revolucioni i Kadifetë” në vitin 1989.

Në Prag protesta të mëdha kundër kryeministrit

Pas një sërë demonstratash javëve të kaluara kundër Babishit, rreth tij po hetohet për keqpërdorim të pretenduar të mjeteve dhe konfliktit të interesit, protesta në parkun Letna është kulmi i pakënaqësisë qytetare.

Demonstruesit kanë ardhur në Prag nga gjitha anët e Republikës Çeke, në deri tani protestë më masiv kundër Babishit, miliarderit popullist të cilin e konsiderojnë kërcënim për demokraci dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë në vend.

Ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të ri të drejtësisë.

“Duke u bazuar në fotografitë nga ajri, duket se jemi rreth 250.000. Do të shohim edhe sa do të vijnë”, ka deklaruar Mikulas Minas i cili po e udhëheqë organizatën joqeveritare “Miliona momente për demokraci”, e cila po e organizon këtë protestë.

Policia çeke në prill ka propozuar ngritje të aktakuzës kundër miliarderit Babish për shkak të keqpërdorimit të parave nga fondet evropiane, të shfrytëzuara për ndërtimin e hoteleve dhe qendrës së konferencave jashtë Pragës.

Babishi i ka hedhur poshtë këto akuza./Insajderi.com.