Në regjionin e Galicias në Spanjë ndalohet duhani për shkak të rrezikut ndaj Covid-19

Në regjionin e Galicias në Spanjë ndalohet duhani për shkak të rrezikut ndaj Covid-19

Regjioni i Galicias në Spanjë ka ndaluar duhanin në vende publike sepse mendohet që nxitë rrezikun e përhapjes së Covid-19.

Ky vend është i pari që ka marrë një masë të tillë, edhepse shumë të tjerë janë duke konsideruar marrjen e masave të tilla, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo ndodh për arsye që deri më tani Spanja është vendi me numrin më të madh të infektuarve në Evropën Përëndimore. Rastet ditore janë rritur nga më pak se 150 në Qershor dhe më shumë se 1500 në Gusht. Janë 1690 raste në numërimin e fundit gjatë të mërkurës, duke e sjellë nurmin total të infektuarve në 330.000.

Kjo ndalesë u bë e njohur në një konferencë për media të mërkurën, pasi ekspertët e rekomanduan si masë duke ju drejtuar qeverisë regjionale.

Lëvizja u mbështet nga një hulumtim i Ministrisë së Shëndetësisë, i publikuar muajin e kaluar, që nënvijëzoi lidhjen mes tymosjes dhe përhapjes së rritur të virusit Korona. Në të thuhet se rreziku rritet, sepse njerëzit përhapin spërklat dhe potencialishtë edhe virusin kur e nxjerrin jashtë tymin e duhanit.

Duhanpirësit sipas këtij hulumtimi, rrisin rrezikun për të marrë infeksionin edhe përmes prekjes së cigares para se të e afrojnë te goja dhe duke hequr maskat për të e tymosur.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se është provuar që duhani i përkeqëson pothuajse të gjitha format e sëmundjeve të frymarrjes.”

Presidenti Alberto Fernandez Villar tha se “e dijmë që kjo është një masë e pakëndshme për duhanpirësit, por mendoj që jemi në një situatë të jashtëzakonshme.”

Masa të ngjajshme janë marrë edhe në Afrikën Jugore, ku shitja e duhanit është ndaluar prej marsit të këtij viti, ndërsa në Angli është shënuar numri më i madh i njerëzve që kanë lënë duhanin prej se ka filluar pandemia./Insajderi.com