Në Rusi jetojnë 74 miliarderë

Në Rusi jetojnë 74 miliarderë

Në Rusi në vitin 2018 numri i miliarderëve në dollarë është rritur për pesë prej vitit të kaluar dhe tani janë gjithsej 74, sipas raportit të sivjetmë të bankës Credit Suisse të publikuar të enjten, e cila e thekson pabarazinë e shpërndarjes së pasurisë në këtë vend.

Sipas raportit të fundit, 10 për qind të banorëve më të pasur posedon 82 për qind të pasurisë në Rusi, transmeton Al Jazeera.

Në Rusi koncentrimi i pasurisë në mes të pasanikëve është më i madh sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është nivel i lartë, më i lartë se në SHBA ku është 76 për qind, e që është shpërndarja e pasurisë më i koncentuar prej gjithë shteteve  të zhvilluara, transmeton SEEbiz.

Ky nivel është gjithashtu më i lartë se ai në Kinë ku është 62 për qind.

Pasuria e ekonomive familjare në Rusi është rritur gjatë viteve të para të këtij shekulli. Në mes të viteve 2000 dhe 2007 pasuria për një banor të rritur është rritur për tetë herë, pretendohet në dokument.

Kursi nga 25 rubla  për një dollar në vitin 2007 është rritur për 34 në mes të vitit 2014 dhe në fund të atij viti, pas futjes së sanksioneve financiare, ka arrit në 60 rubla për një dollar, dhe tani në vitin 2018 është 63 rubla për një dollar, përkujtojnë analistët e Credit Suisse.

Në anën tjetër, nëpër vise rurale të Rusisë, të cilat janë larg metropolit, rrogat dhe pensionet mezi mjaftojë për mbijetesë./Insajderi.com.