Të shtunën, në kuadër të gjiros së gjashtë në Serie A, Atalanta ka mposhtur Crotonen, ndërsa Inter dhe Parma ndajnë pikët duke luajtur 2:2, njofton Insajderi.
Në “Ezio Scida”, Crotone është mposhtur në shtëpi nga skuadra bergamaske Atalanta me rezultat 1:2. Të tre golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Dy golat për mysafirët në këtë takim i shënoi sulmuesi kolumbian, Luis Muriel (26’) dhe (38’), ndërsa për nikoqirët, golin e vetëm në këtë takim e shënoi Simy, pesë minuta para se ekipet të shkonin në pushimin mes dy pjesëve. Ky ishte rezultati i pjesës së parë dhe i tërë takimit.
Në anën tjetër, Inter, mezi ka barazuar në shtëpi ndaj Parmës. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa të katër golat u realizuan në pjesën e dytë. Së pari mysafirët shënuan dy herë me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Gervinho, i cili shënoi në minutat 46’ dhe 62’.
Inter së pari ngushtoi rezultatin me kroatin Brozoviç, i cili shënoi në minutën e 64’ të ndeshjes, para se të barazonte rezultatin me një gol të dyshimtë kroati tjetër, Perisiç në minutat shtesë të takimit.
Me këtë pikë, Inter shkon në 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Parma ka mbledhur pesë pikë. /Insajderi.com