Në sezonin e ri, me bolid të zi kundër racizmit

Në sezonin e ri, me bolid të zi kundër racizmit

Mercedes ka vendosur që pilotët e kompanisë do të drejtojnë bolidë me pamje të zezë në sezonin 2020, për të vënë në pah kështu qëndrimin kundër racizmit.

Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të garojnë makinat Mercedes me ngjyrë të zezë në sezonin 2020 pasi kampionët e botës në F1 do të përçojnë një mesazh të fuqishëm vizual kundër racizmit dhe për diversitetin.

Historikisht Mercedes makinat i ka pasur me ngjyra tradicionale hiri-argjend, por sivjet do të jetë ndryshe.

Në postimin zyrtar në rrejte sociale kompania ka shkruar:


‘Për vitin 2020, ne kemi zgjedhur të garojmë me një bazë të ngjyrave të zeza, si një premtim publik për të përmirësuar diversitetin e ekipit tonë – me një deklaratë të qartë se ne qëndrojmë kundër racizmit dhe të gjitha format e diskriminimit’.

Insajderi.com