Në sfidën me Atalantën, Belotti i Torinos bënë një gjë të mrekullueshme

Në sfidën me Atalantën, Belotti i Torinos bënë një gjë të mrekullueshme

Atalanta dhe Torino kanë barazuar në sfidën e javës së 21-të në Serie A, ku gjatë kësaj ndeshje ka ndodhur një episod i mrekullueshëm futbollistik, njofton Insajderi.

Edhe pse ndeshja ka mbaruar me gjashtë gola të shënuar, vëmendja e të gjithëve ka qenë në një moment në minutën e 33-të të takimit.

Ishte një veprim nga Belotti i Torinos i cili po duartrokitet nga të gjithë.

Belotti u rrëzua në afërsi të zonës edhe pse nuk ishte i prekur nga mbrojtësi i Atalantas dhe gjyqtari akordoi goditje dënimi. Por, Belotti duke qenë shumë korrekt i tregoi gjyqtarit që nuk kishte ndërhyrje dhe topi u kthye tek portieri i Atalantas që filloi një aksion të ri. /Insajderi.com