Sulmuesi i Kosovës dhe Lazios, Vedat Muriqi po kalon momentin më të mirë që kur është transferuar në Itali, njofton Insajderi.
26 vjeçari ka shkëlqyer në katër ditët e fundit duke shënuar dy gola ndaj Atalantës (Kupë e Italisë dhe Seria A). Ndryshe nga sfida e kaluar ku ishte titullar, Muriqit i mjaftoi vetëm një minutë lojë për të ndëshkuar ‘bergameskët’.
Për paraqitjen në 10 minuta në fushë, ish-futbollisti i Fenerbahçes u vlerësua me notën 7.4 nga “Sofa Score”. Goli i tij i dha qetësinë Lazios duke siguruar tre pikë të rëndësishme në kampionat.
Me dy golat e tij të parë me fanelën ‘bardhekaltër’, Muriqi ka arritur të përmbysë kritikat kundër tij. /Insajderi.com