Në ShBA rritet numri i vdekjeve nga Covid-19

Në ShBA rritet numri i vdekjeve nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohen shifrës së 200.000 të vdekurve nga pandemia globale, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në ShBA, tregojnë që ka raste të rritjes së personave të infektuar me Covid-19 në raport me javën e kaluar.

Të enjten, në ShBA janë shtuar 44.360 raste të reja me virus dhe u regjistruan  870 vdekje. Këtë javë ka rritje të infektimeve për 13%.

ShBA, vazhdon të jetë në krye të listës në botë me rastet të përgjithshme të koronavirusit. Ka të paktën 6.6 milionë raste në vend që nga raportimi i rastit të parë në janar. /Insajderi.com