Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 415.926, prej të cilëve 4.392 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 190.467, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25.001.446.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 291,5 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,78 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 41.620 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,61 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,63 milionë. /Insajderi.com