Një targë në dukje e pafajshme e regjistrimit të makinës në Australi është bërë virale pasi njerëzit e kuptuan frazën banale që krijon kur e shikon në një pasqyrë, shkruan The Mirror, transmeton Insajderi.
Kur doni një targë të personalizuar të automjetit u duhet një qasje shumë kreative për të shfrytëzuar sa më shumë opsionet e kufizuara në dispozicionin tuaj.
Pavarësisht nëse doni inicialet tuaja, akronimin e ekipit tuaj të preferuar të futbollit ose thjesht diçka që ju pëlqen – patjetër që u duhet të mendoni…
Që do të thotë një targë që u bë virale në mediat sociale falë interpretimit të saj të vrazhdë, ndoshta nuk ishte thjesht një rastësi fatkeqe.
Ka disa rregulla që kufizojnë kombinimet që konsiderohen fyese ose të turpsme, por një targë që mban X32 22A duket se nuk paraqet probleme – derisa ta shikoni në një pasqyrë të pasme.
Shikojeni vetë ju në foton e mëposhtme:
Një përdorues në rrjetin social Reddit shkruan, “Mendoj se personalizimi i targës është një humbje parash, por kjo targë ia vlejti cdo qindarkë.” /Insajderi.com