Në Slloveni protestohet kundër karantinës dhe qeverisë

Në Slloveni protestohet kundër karantinës dhe qeverisë

Të hënën është protestuar në Slloveni kundër qeverisë dhe shtrirjes së karantinës për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Siç raporton agjencia e lajmeve STA, protesta ka pasur në Ljubljanë, Maribor dhe disa qytete të tjera më të vogla.

Protestat u organizuan nga një grup në Facebook i quajtur Rezistenca ndaj Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, e cila bën thirrje për normalizimin e vendit dhe dorëheqjen e kryeministrit Janez Jansha.

Protestat u zhvilluan pa incidente, me policinë vetëm duke paralajmëruar pjesëmarrësit për të mbajtur distancë të sigurt mes vete.

Protestat e djeshme janë më të fundit në një seri protestash kundër punës së qeverisë që nga momenti i prezantimit të masave karantinë.