Në spitalin ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në Irak, nga zjarri që përfshiu spitalin 35 persona kanë humbur jetën

Në spitalin ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në Irak, nga zjarri që përfshiu spitalin 35 persona kanë humbur jetën

Më shumë se 35 persona kanë humbur jetën dje nga zjarri në një spital ku po trajtoheshin pacientët me Coronavirus në Bagdad, njoftoi një zyrtar irakian, transmeton Insajderi.

Anëtari i Komisionerit të Lartë Irakian për të Drejtat e Njeriut Ali al-Bayati tha se sipas raporteve fillestare, rreth 35-40 persona kanë humbur jetën në Spitalin Ibn al-Hatip, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra të afërm të pacientëve thuhet se pësuan lëndime për shkak të mungesës së oksigjenit për shkak të tymit intensiv nga zjarri.

Kryeministri Mustafa al-Kadhimi shprehu keqardhje për aksidentin dhe urdhëroi një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Besohet se zjarri ndodhi pas shpërthimit të një rezervuari të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë koment për zjarrin.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në një deklaratë më herët se tha se zjarri është shuar plotësisht në spital. /Insajderi.com