Në Strasburg ruhet vera më e vjetër në botë

Në bodrumin e një ndërtese të vjetër të spitalin në Strasburg gjendet vera më e vjetër në botë, e ruajtur në fuqi druri, transmeton radioja France Bleu.

Në Strasburg ruhet vera më e vjetër në botë

Në pyetje është vera e bardhë algjeriane nga viti 1472, lajmëron radioja duke shtuar se shkencëtarët nga Burgundi dhe Munihu e kanë ekzaminuar verën dhe kanë zbuluar se kjo verë është degustuar në raste shumë të rralla, vetëm tri herë.

Hera e parë ishte në vitin 1718 në hapje të ndërtesës së spitalit në Strasburg, herën e dytë ishte në vitin 1944 kur është festuar çlirimi i qytetit, ndërsa herën e tretë është shijuar në vitin 1976 gjatë kohës së festimit të marrëveshjes mbi bashkëpunim në mes të Cyrihut dhe Strasburgut.

Në vitin 2014 vera është bartur në një rezervuar prej çelikut që nuk ndryshket, por një vit më vonë është kthyer në fuqi druri, ku mund të ruhet mirë edhe për 250 vjetët e ardhshme./Insajderi.com.