Të paktën 11 gra janë vrarë dhe shumë të tjera janë plagosur në një rrwmujw në një stadium në Afganistan, ku njerëzit po aplikonin për viza, thonë zyrtarët.
Incidenti ndodhi pasi “mijëra njerëz” u mblodhën për të kërkuar leje në Pakistan, tha një zëdhënës lokal, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Turma ishte ridrejtuar në një stadium sportiv në vend të qendrës së zakonshme të vizave në qytetin e Jalalabad.
Aplikimet për viza në Pakistan sapo kanë rinisur pas një pauze shtatë-mujore për shkak të pandemisë.”Aplikantët e vizave u ngutën për të siguruar vizwn e tyre nga zyrtarët e konsullatës”, tha një zyrtar në Jalalabad, sipas Reuters.
“Turma doli nga kontrolli, duke çuar në një rrwmujw”.
Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Mansoor Ahmad Khan, tha se ai ishte “thellësisht i pikëlluar” nga incidenti dhe se vendi i tij ishte “i angazhuar me autoritetet afgane për lehtësim më të mirë të aplikuesve të vizave”. /Insajderi.com