Në Turqi fillojnë ushtrimet më të mëdha ushtarake

Në Turqi fillojnë ushtrimet më të mëdha ushtarake

Shtatmadhoria e ushtrisë turke ka publikuar se ushtrimet, të cilat po mbikëqyren nga marina turke, do të mbahen në tri dete, në Detin Mesdhe, Egje dhe në Detin e Zi, me pjesëmarrje të 131 anijeve ushtarake, 57 aeroplanë luftarakë dhe 33 helikopterë.

Pretendohet se forcat turke të marinës do t’i kryejnë ushtrimet strategjike dhe operative me skenarë të ngjashme situatave të krizës dhe gjendjes së luftës.

Në ushtime të cilat do të mbahen në pjesën lindore të Detit Mesdhe do të kyçen edhe sistemet e armatimit në mes të cilëve janë fluturaket pa pilot me shpejtësi të madhe dhe anija për shumë qëllime “Albatros”.

Në ushtrime do të përdoren nëndetëset, fregatat, artileria detare si dhe fluturaket e armatosura pa pilot./Insajderi.com.